Kreu i PD, Lulzim Basha dhe ambasadorja amerikane, Yuri Kim zhvilluan një takim jozyrtar mbrëmjen e sotme.

BalkanWeb mëson se lideri i opozitës dhe ambasadorja Kim e kanë zhvilluar takimin në formën e një darkeje. Burime thonë se darka lidhet me problematikat në vend, situatën e rëndë ekonomike etj.

Zbulohet gjithashtu se në axhendën e kësaj darke është edhe dosja 184, ku disa ditë më parë Prokuroria e Dibrës mbylli hetimet. Kjo dosje është e shumëdiskutuar në arenën politike, por asnjë zyrtar i lartë qeveritar nuk u akuzua nga Prokuroria e Dibrës, duke ngritur akuza vetëm për 4 zyrtarë dhe ish-zyrtarë lokalë për shitblerjen e votave në 2016.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb