TIRANË

Përfaqësues të opozitës janë takuar sot me delegacionin e Komisionit të Venecias i cili ndodhet në Tiranë prej ditës së djeshme për çështjen e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Gazetari Osman Stafa raportoi për “BalkanWeb” se në takim merr pjesë kreu i PD-së Lulzim Basha, sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili dhe ish-deputeti i PD Oerd Bylykbashi. Takim ka nisur në orën 8:15 në ambientet e hotel Rogner.

Dje delegacioni i Venecias është pritur në takim nga Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb