Kreu i PD-së në Lushnjë, Myslim Murrizi ka dënuar gjuhën e përdorur nga kryebashkiaku Fatos Tushe në drejtim të tregtarëve ambulantë, duke e cilësuar këtë një sjellje prej rrugaçësh, e që nuk përmbush aspak detyrat që ka ndaj qytetarëve, por dhe biznesit. Sipas tij, Tushe po largon tregtarët nga stadiumi për qëllime klienteliste.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale, kryebashkiaku i Lushnjës Fatos Tushe shfaqet duke debatuar dhe ofenduar tregtarët, të cilët janë mbledhur në protestë para bashkisë.

Në sajë të një vendimi të bashkisë të gjithë tregtarët ambulantë që shisnin përreth stadiumit, do të largohen, por nuk është vendosur ende se ku dhe aty sipas bashkisë do të ndërtohet një treg me standardet e duhura.

(m.k/News24/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: