Emels Xhaxhaj, kryetar i PD dega Roskovec ka dalë në një deklaratë për shtyp ku ka denoncuar shkeljet e shumta që ka kryer kreybashkiakia e këtij qyteti Majlinda Bufi, në lidhje me tenderat e zhvilluara.

Ai ka pohuar se edhe pse kanë kryer denoncime të shumta asnjëherë prokuroria apo SPAK nuk kanë vepruar mbi të ndërsa ka renditur disa nga shkeljet që janë kryer prej saj.

Në tenderat e zhvilluara ka munguar konkurenca dhe këto vërtetohen nga buletinet e botuara.

Xhaxha ka pohuar se kërkojnë publikisht që SPAK dhe prokuroria të verifikojnë veprimet antiligjore e korruptive që kryen kryebashkiakia Majlinda Bufi. Të njëjtat kërkesa dhe vetëm e njëjta firmë fituese, PSE?

Çdo veprim antiligjor I kryer nga kryebashkiakia Majlinda Bufi apo firmë fituese tenderash kundërligjore do të dërgohen para ligjit sapo bashkinë ta drejtohet nga kandidati I PD pas 14 majit.

Cdo shkelje e dokumentuar do ti dërgohet SPAK dhe organeve të tjera hetimore e ligjzbatuese.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: