Kryetari i të ashtuquajturit Komiteti Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Dreçun deklaroi se Kosova po e kompleton ushtrinë e saj me ndihmën e plotë të NATO-s. Dreçun tha se NATO si organizatë duhet të ketë pozicion neutral ndaj Kosovës sepse disa vende anëtare të saj nuk e njohin Kosovë, megjithatë sipas tij s’ka dyshim se NATO me përkrahje të plotë po ndihmon në transformimin e FSK-së për tu bërë ushtri, shkruan Tanjug.

Ai tha se transformimi i FSK-së po hyn në vitin e tretë por që ajo do të duhej të ishte një organizatë civile dhe jo një formacion ushtarak. Sipas Dreçunit plani i FSK-së është deri në vitin 2027 të bëhet ushtri e rregullt me 5 mijë ushtarë aktivë dhe 3 mijë rezervistë.

“Ajo që është e re dhe më pak e njohur për publikun është se një plan i shërbimit të detyrueshëm ushtarak është hartuar për burrat e moshës 19 deri 34 vjeç dhe i njëjti plan do të jetë vullnetar për gratë. Ata presin që në vitin 2028, kur do të futet shërbimi i detyrueshëm ushtarak, potenciali i tyre i rekrutimit është 180,000 njerëz”, pohoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: