Ish-presidenti i Këshillit Europian, tani kreu i PPE-së Donald Tusk  në një intervistë për median “The Guardian”  është shprehur se mungesa e nisjes së bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mund të prodhojë  destabilitet të brendshëm brenda kontinentit.


“Mendoj se ishte një gabim i madh strategjik dhe politik për të thënë “Jo” pas aq shumë angazhimesh e sakrificash, veçanërisht në Shkup. Evropa do të jetë më pak e sigurt për shkak të vendimit, duke shkaktuar jehonë argumentesh në rajon se pasiguria për një të ardhme evropiane mund të shkaktojë destabilitet- tha Donald Tusk.


Gjatë fjalës së tij, Donald Tusk, kritikoi ashpër Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, duke thënë se ky i fundit ka  “ka probleme me idetë e reja” për zgjerimin . Por ndryshe me kritikat për Eammanuel Macron,  kreu i PPE-së tha se kancelarja e Gjermanisë është në gjendje të sakrifikojë gjithçka për të mbrojtur Evropën në tërësinë e saj.


“Avantazhi i saj unik është se gjithmonë  ka qenë e gatshme të mendojë për Evropën në tërësi. Dhe të jetë e gatshëm të sakrifikojë ndonjë interes të brendshëm ose kombëtar për të mbrojtur Evropën në tërësi”-shtoi ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb