BERAT

Drejtuesi politik i LSI në Berat, Ardit Çela, jep lajmin se LSI-së në këtë qark i është bashkuar ish-kryetari i PS në Berat, Çlirim Brisku.

Teksa vlerëson figurën e Briskut, duke e cilësuar atë një socialist të ndershëm dhe me vlera, Çela thekson se Çlirim Brisku do të koordinojë fushatën e ekipit të LSI në qytetin e Beratit.

“I lumtur që ekipit tonë të LSI në Berat i bashkohet edhe Çlirim Brisku. Z. Brisku ka qënë prej vitesh Kryetar i PS në Berat. Një socialist i ndershëm e me vlera. Një profesionist me përvojë të vyer politike dhe administrative. Z. Brisku do të koordinojë fushatën e ekipit tonë fitues në qytetin e Beratit. Së Bashku me Çimin do të vazhdojmë edhe me më shumë intesitet komunikimin me socialistët e Beratit, të cilët sot ndjehen të papërfaqësuar nga rilindja. Socialistët e Beratit janë keqtrajtuar, janë varfëruar nga rilindja dhe qeverisja e saj. Rilindja i përzuri fëmijët e socialistëve dhe gjithë shqiptarëve në emigracion dhe i ktheu ata në azilantë rrugëve të Europës. Në 25 prill, zgjedhja është e qartë, referendum popullor për të larguar rilindjen dhe për të votuar ekipin dhe programin e LSI. Të sigurt drejt 3 mandateve në Berat dhe fitores në të gjithë Shqipërinë”, shkruan Çela.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb