Kreu i Shoqatës së Fermerëve, ka treguar detaje nga takimi me kryeministrin Edi Rama, para godinës së Kuvendit. Sipas tij, fermerët ndodhen në vështirësi të mëdha dhe 30% prej tyre nuk kanë porositur farat për të mbjellë, për arsye se kanë dështuar për tre vite.

Ai tha se i kërkoi kryeministrit që të ulen, ndërsa në parim, kanë rënë dakord mbi këtë gjë.

“Ne mendojmë se qeveria nuk e njeh problemet reale të fermerëve. 30% e fermerëve nuk kanë porositur për të mbjellë, sepse kanë 3 sezone që dështojnë. Ramë dakord që cilësia e imputeve bujqësore është e pa garantuar. Në rast se ekspertët e qeverisë ulen me ne dhe marrin në konsideratë problemet tona, mund të zgjedhim diçka.

Ne kemi një traditë se na thërrasin për të dëgjuar dhe thonë si punohet. Kur thërret për të dëgjuar duhet të dëgjosh. Megjithatë kryeministri pranoi këndvështrimin tonë. Ramë dakord që të ulemi dhe të diskutojmë”, tha kreu i shoqatës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: