Inspektori i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë, Shkëlqim Hajdari është karantinuar në banesë si i infektuar me koronavirus.

Në një lidhje me Skype në studin e lajmeve në News 24, ai tregoi se s ishte infektuar ndërsa apeloi që qytetarët nuk duhet të panikosen.

“Këtë informacion nuk doja ta ndaja me publikun se është kthyer në një situatë paniku për disa. Po e bëj që të mos panikosen njerëzit, e kam marrë nga bashkëshortja e cila u diagnostifikua e para. Ajo ka infektuar edhe nënën e saj.

Shenjat dihen, me kollë, me dhimbje koke, me diarre, shenja klinike mesatare. Tani jemi pak më mirë. Kemi qëndruar në banesë, kemi zbatuar të gjithë protokollin e parashikuar. Më shumë se sa ne jemi të kënaqur që nëna 80-vjeçare e bashkëshortes e kaloi Covid, pavarësisht se kishte edhe sëmundje bashkëshoqëruese”,- tha Hajdari.

Ai thotë se të gjithë të infektuarit duhet të kontaktojnë fillimisht me mjekët e familjes, pa u dyndur nëpër spitale.

“Që të mos kolapsohemi duhet të kalojmë nga mjeku i familjes. Qytetarët duhet të këshillohen me të fillimisht. Në spitale shkohet vetëm kur e këshillon mjeku i familjes”,- shtoi ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: