Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se gjendja e kreut të Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i cili u prek nga COVID-19, paraqitet e stabilizuar, ndërsa theksoi se po vijon hetimi epidemiologjik.

Në një lidhje skype për emisionin “Real Story” në ‘News24’ numri një i Shëndetësisë theksoi se mjekët dhe infermierët që janë në vijën e parë të luftës kundër këtij virusi, janë të rrezikuar.

“Gjendja e doktor Bratajt është e stabilizuar. Ai është vetë izoluar. I urojmë shërim të shpejt. Rikthim patjetër, pasi burimet njerëzore janë të shenjta më shumë se kurrë. Përballja në frontit e parë të mjekëve dhe infermierëve nuk shmanget dot. Në rastin e doktor Bratajt, po bëhet hetimi epidemiologjik, pra se si e ka marrë virusin. Është e rëndësishme që përgjatë kësaj periudhë dhe në vazhdim do duhet të vijojmë një punë të pandalshme në raport me rastet, për të raportuar historitë e udhëtimit dhe të mbrojmë mjekët dhe infermierët. Jemi përballur dhe do të përballemi me raste të mjekëve të infermierëve të prekur. Rastet e mjekut të Durrësit dhe të infermierëve tek Shefqet Ndroqit kanë rezultuar tashmë negativ. Për fat të mirë s’kemi pasur mjekë pacient apo infermierë. Pasi ata pasi janë identifikuar, janë në karantinë. Një ndër pikat e rëndësishme në ofrimin e shërbimit shëndetësor, është ruajtja e personelit.”, theksoi ministrja.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: