Kreu i grupit mercenar rus “Wagner”, Yevgeny Prigozhin, ka deklaruar se është i bindur se zyrtarët e lartë të Kremlinit kanë ndaluar shfaqjen e tij në mediat shtetërore.

Në fillim të këtij muaji, Prigozhin shpalli fitoren në Bakhmut, por televizioni shtetëror injoroi rënien e qytetit lindor, dhe nuk transmetoi fjalimin e fitores së Prigozhin.

“Ajo që është e ndaluar është gjithmonë më e ëmbël. Wagneri nuk është sapun i rrëshqitshëm që burokratët janë mësuar ta hedhin kudo; Wagner është një thikë që nuk mund ta fshehësh”, u shpreh Prigozhin duke ironizuar krerët e lartë rusë.

Ai shtoi se kjo qasje do të provokojë një reagim nga populli rus.

“Në terma afatgjatë, dy ose tre muaj, ata do të marrin një shuplakë nga njerëzit sepse ata po përpiqen të mbyllin gojën dhe veshët e të gjithëve”, përfundoi kreu i grupit mercenar rus.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb