Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona të shpallur në kërkim kombëtar, si dhe një 23-vjeçar të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Sipas uniformave blu, 23-vjeçari R. L., banues në Mamurras, Laç, ishte kthyer deportiv nga Anglia, ku ka vuajtur dënimin me 8 muaj burg, për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Ndërkohë, mes të arrestuarve është edhe një 29-vjeçari, pasi shtetasja S. T., 82 vjeçe, ka bërë kallëzim se ai ka kryer marrëdhënie homoseksuale me djalin e saj 54 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi i policisë:

Vijon në të gjithë qarkun e Durrësit, zbatimi i detyrave të Planit të Masave për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, kapjen e personave në kërkim, personave që mbajnë armë zjarri dhe atyre që shpërndajnë apo trafikojnë lëndë narkotike.
Ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim kombëtar dhe arrestohet në flagrancë një 23-vjeçar, për vepra të ndryshme penale.
Shërbimet Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Krujë, kanë ushtruar kontrolle të befasishme në ambiente dhe në mjete të ndryshme, ku dyshohej se ndodheshin persona në kërkim ose persona që lëviznin me sende të kundërligjshme.
Si rezultat i këtyre kontrolleve u arrestua në flagrancë shtetasi R. L., 23 vjeç, banues në Mamurras, Laç, i kthyer deportiv nga Anglia, ku ka vuajtur dënimin me 8 muaj burg, për shpërndarje të lëndëve narkotike.
Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit në mjet iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 9900 euro dhe 35 gr. lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.
Gjithashtu u ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim:
A. C., 28 vjeç, banues në Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, në vitin 2018 i ka caktuar masën e sigurisë ” Arrest në burg”, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.
I. K., 29 vjeç, banues në Krujë, pasi më datë 31.07.2019, ka bërë kallëzim shtetasja S. T., 82 vjeçe, se ky shtetas ka kryer marrëdhënie homoseksuale me djalin e saj 54 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Marrëdhënie seksuale dhe homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: