GJIROKASTËR- Një 19-vjeçar është ndaluar, pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur.

Burime zyrtare nga policia e Gjirokastrës bënë me dije se Xh. Gjini, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën me iniciale I.P., 14 vjeçe.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: