Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme një shtetas 55-vjeçar në kryeqytet pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur.

Raportohet se 55-vjeçari me iniciale A. T. është vënë në pranga nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, ndërsa identiteti i të miturës apo detaje të tjera ende nuk janë zbuluar.

Burime për BalkanWeb bëjnë me dije se personi i arrestuar është shok i babait të vajzës.

Raportohet se ata janë nga Saranda dhe jetonin me qera në Tiranë.

55-vjecari ka shkuar për vizitë në shtëpinë e vajzës ku edhe ka kryer aktin e përdhunimit, i vërtetuar edhe nga ekspertiza.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan në flagrancë shtetasin A. T., 55 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: