Këtë të hënë, një person i armatosur hyri në kampusin e universitetit rus, Perm, duke ekzekutuar 8 persona e plagosur 6 të tjerë.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 11:00 me orën lokale.

Sipas Komisionit Hetimor Rus, personi i armatosur ishte student në universitet. Sipas Independent, thuhet se autori është 18-vjeçari, Timur Bekmansurov.

Mësohet se 18-vjeçari, Timur Bekmansurov ka lënë një shënim para sulmit.

“Vendosa për datën, 20 shtator. Ndërsa përpiqem të studioj pasazhet midis ndërtesave, përfitimi i këtij është zbatimi i tyre me një plan të detajuar të territorit të universitetit”, mësohet se ka qenë shënimi i autorit të dyshuar të sulmit.

“E urrej veten dhe dua të lëndoj këdo që më pengon. Ndjenja se gjithçka përreth është vetëm një ëndërr nuk zhduket. Unë nuk shoh asnjë arsye për të shkruar diçka tjetër. Ju nuk do të shpëtoheni nga ndalimi i armëve, do të vriteni nga makina, bomba, thika. Njerëz si unë do të shkatërrojnë gjithçka përreth jush,” ka shkruar 18-vjeçari sipas medieve lokale.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb