Një shtetas turk është dënuar me 53 herë me burgim të përjetshëm për sulmin me bomba të vitit 2013, ku u vranë dhjetëra persona në afërsi të kufirit me Sirinë, ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve turke.

Agjencia Anadolu ka raportuar se Nasir Eskiocak është dënuar me nga një burgim të përjetshëm për secilin nga 53 personat që u vranë në dy sulme të koordinuara me makina-bombë në qytetin turk, Reyhanli, që gjendet në provincën Hatay.

Prokurorët kanë thënë se Eskiocak ka qenë ideatori i sulmit që ka ndodhur më 11 maj, 2013, sulm për të cilin, Ankaraja zyrtare kishte fajësuar grupet që mbështesin presidentin sirian, Bashar al-Assad.
Damasku ka mohuar të gjitha pretendimet për përfshirje në këtë sulm. Në luftën shtatëvjeçare civile siriane, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin grupet rebele që luftojnë kundër Assadit, ndërkaq, Rusia dhe Irani mbështesin forcat qeveritare siriane./rel

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: