ZELANDA E RE

Kur në gjithë botën numërohen 90 mijë viktima në Zelandën e Re, një nga vendet me mirqënien më të lartë socio- ekonomike por edhe më të largëta të botës ka vetëm 1 viktimë.

Ishulli në Paqësor po jep shembullin se si një vend mund të luftojë COVID-19. Zelanda e Re shfrytëzoi disa asete të saj për të luftuar COVID-19, siç ishte në radhë të parë koha, më pas shkenca, masat e shpejta dhe mësimi nga gabimet e të tjerëve.

Zelanda e Re mbylli shumë shpejt kufijtë duke evakuuar edhe shtetasit e saj nga Kina apo vendet aziatike juglindore.

Por Zelanda e Re ka ndjekur këshillën e OBSH për testime masive dhe deri sot ka kryer 51 mijë e 165 teste. Kujtojmë se Zelanda e Re është 5 milionë banorë, pak më pak se 2-fishi i Shqipërisë. Por sot ka vetëm 1 viktimë që daton më 29 mars e cila ishte një 70- vjeçare. Nga ana tjetër sot Zelanda e Re shënoi vetëm një rast të ri dhe vendi është drejt çlirimit nga masat shtrënguese.

Sot vendi shënon 1 mijë e 239 të infektuar dhe 317 të shëruar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb