TIRANË- Blutë e kryeqytetit kanë vënë në pranga një të moshuar pasi akuzohet se ka kryer veprime të turpshme me një studente. Ngjarja sipas policisë ka ndodhur në Qytet Studenti, përballë godinës 23, ku 74-vjeçari Selfo Danaj ka kryer veprime të turpshme me shtetasen me iniciale S.S.

Është dashur një denoncim i studentes, e cila ndeshej përditë me pamje perverse të një të moshuari para dritares së saj, që manjaku seksual të vihej në pranga. Danaj është arrestuar në flagrancë, duke mos e ditur se vajza kishte lajmëruar policinë. Shpesh herë vajzat në Qytet Studenti kanë patur probleme me maniakë seksualë, të cilët bënin akte perverse para dritareve të tyre. Ata shfrytëzonin hyrjen nga pas, për të mos u penguar nga policët në hyrjen kryesore të Qytet Studentit.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb