Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka mbështetur diskutimet e Ambasadës së SHBA-së, për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Në një postim në Twitter, Abbott ka inkurajuar Prishtinën të vazhdojë me hapat për krijimin e bashkimit të këtyre komunave.

“Një diskutim i mirëpritur sot nga Ambasadori dhe me pjesëmarrje të shkëlqyer. Nëpërmjet Dialogut, është angazhuar për krijimin e një Asociacionit dhe i takon palëve të bien dakord për formën dhe kohën e krijimit të saj. Ne inkurajojmë qeverinë të bëjë”, tha ai.

Sipas tij, Kosova është një vend shumetnik dhe komunat e saj do të mbeten shumetnike.

Ai shtoi se nuk bëhet fjalë për krijimin e një Asociacioni njëetnik.

“Një organ i tillë nuk është vetëm një angazhim ndërkombëtar, por gjithashtu ofron një mundësi për serbët që të jenë pjesë integrale e Kosovës. Kjo pasi, Kosova është një vend multietnik dhe komunat e do të mbeten multietnike. Nuk bëhet fjalë për krijimin e një enklave njëetnike”, u shpreh Abbott.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb