Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se krijimi i partive politike të reja ndihmon Edi Ramën.

Lubonja theksoi se kryeministri hoqi edhe koalicionet, për shkak se do që të fitojë i vetëm.

“Edi Rama hoqi koalicionet, uli pragun në 1 për partitë reja, sepse kjo i leverdiste. Edhe nga hyrja në parlament e disa deputetëve që ishin nga opozita, fitoi Edi Rama. Këta të rinjtë do të dalin në fushatë dhe do shajnë të gjithë, duke thënë se ne jemi alternativa.

Gjykimi im është që Jozefina Topalli mund të marrë vota në Shkodër, por janë vota që i leverdisin Edi Ramës. Nuk i falen Jozefina Topallit që të bëjë PS-në dhe PD-në njësoj në fushatë elektorale”, tha Lubonja.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb