Krijim për herë të parë i një policie kufitare europiane dhe transformim i kontrollit të migracionit ilegal në një kompetencë të përbashkët është ajo që kërkon të bëjë Komisioni Europian, shkruante sot gazeta spanjolle ”El Pais”.

KE ka miratuar një projektligj që duhet të njoftohet në fjalimin e presidentit Jean-Claude Juncker për gjendjen e unionit, më 12 shtator në Strasburg.

Ky projektligj parashikon krijimin e një Rojeje Europiane të vërtetë të bregdetit dhe të kufijve, që duhet të ketë të drejtën e survejimit mbi territorin europian, por edhe mundësinë e ndërhyrjes në vendet e treta si edhe fuqinë për të marrë pjesë në operacionet e riatdhesimit.

”Prej disa vitesh ky propozim ishte marrë në konsideratë, por kishte mbetur vetëm në letër, sidomos për shkak të ngurrimit të disa vendeve me frikën e lëshimit të sovranitetit”, shpjegon ”El Pais”.

”Në fillim të korrikut, me rastin e marrjes së presidencës së radhës nga ana e Austrisë, presidenti Juncker njoftoi këtë projektligj, ku propozohet që Frontex të marrë 10 trupa shtesë brenda vitit 2027, çka i forcon mandatin dhe e shndërrron atë në një trupë të vërtetë policore, me një detyrë të rëndësishme edhe për riatdhesimet”, thekson gazeta, njofton ata.

Kjo temë u prek edhe gjatë ditëve të kaluara nga komisioneri opr Migracionin, Dimitris Avramopulos, i cili njoftoi disa masa që do të paraqiten javën e ardhshme.

Mes tyre, shndërrimi i Frontex-it në një polici të vërtetë europiane. Deri tani nuk ka asnjë koment nga KE.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: