Një Qendër Kërkimore në Gjermani ka krijuar një robot si shimpanze, i cili do të dërgohet në satelitin e Tokës, pas testimit në laborator.

Një hap i vogël për një majmun, por një kapërcim gjigant për robotët. I tillë mund të jetë misioni i ardhshëm në Hënë.

Pas interesit gjithnjë në rritje për eksplorimin e satelitit të Tokës, veçanërisht mundësive për depozita të heliumit-3 (i cili besohet se gjendet në sasi të mëdha në Hënë e që mund të përdoret si fuqi energjetike), robotët mund të jenë zgjidhja ideale, shkruan “express”.

Një dizajn nga një Qendër Kërkimore Gjermane për Inteligjencën Artificiale (DFKI) në Bremen të Gjermanisë bazohet te anatomia e shimpanzesë, si një model për misionet në Hënë.

Emri i këtij dizajni është iStruct Demonstrator, por i kanë vënë nofkën “Charlie”. Ai është pajisur me aftësitë për t’u ngjitur, për t’u kapur dhe për të lëvizur në të gjitha llojet e terreneve.

Cilësi kryesore e tij lidhet me aftësinë për zgjedhjen e drejtimit të lëvizjeve, në varësi të situatës. Kompania do të ndërtojë kratere hënore në laborator për ta testuar prototipin.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: