Njerëzit janë sërish të pakënaqur nga 23-vjeçarja Kylie Jenner, pasi mendojnë se ajo po përfiton nga pandemia Covid-19.

Pse do të thoni ju? Thjesht për faktin që linja e saj “Kylie Skin” ka prodhuar një dezinfektant duarsh!

Njerëzit mendojnë se Kylie po tregohet shumë egoiste duke kërkuar të fitojë para nga pandemia që i ka marrë jetën miliona njerëzve në mbarë botën, ndaj s’kanë vonuar ta sulmojnë atë në komente.

“Dezinfektanti i duarve @kylieskin është këtu!!” 80% alkool, tharje e shpejtë dhe e formuluar me glicerinë për të parandaluar tharjen!”- shkroi Kylie në postimin e saj në Twitter.

Eq Eepveaas7ta
Eq Eepveaas7ta

Një pjesë e njerëzve mendojnë se ky produkt s’ka asnjë lidhje me pjesën tjetër të produkteve të “Kylie Skin”, ndërsa të tjerë thonë se miliarderja duhet t’i shpërndajë falas dezinfektuesit, për t’u ardhur në ndihmë të gjithëve në këto ditë të vështira të përballjes me Covid-19.

Këtë javë, Kylie u përball gjithashtu me një lumë kritikash për udhëtimin e saj në kohë pandemie së bashku me Kris, Kendall dhe vajzën e saj të vogël, Stormi-n.

Këtë javë, Kylie u përball gjithashtu me një lumë kritikash për udhëtimin e saj në kohë pandemie së bashku me Kris, Kendall dhe vajzën e saj të vogël, Stormi-n.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: