Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali, ku një 29-vjeçare, në muajin e shtatë të shtatzënisë, është vrarë nga i fejuari i saj.

Giulia Tramontano u vra me disa plagë me thikë. Këtë e ka bërë të ditur i dashuri i viktimës Alessandro Impagnatiello, i cili ka pranuar vrasjen gjatë natës. 30-vjeçari u ndalua dhe u dërgua në burgun e San Vittore. I riu ka tentuar dy herë të djegë trupin e 29-vjeçares. Ai gjithashtu kishte transportuar trupin në bagazhin e makinës së tij, në të cilin u gjetën gjurmë të lëndës organike. Impagnatiello akuzohet për vrasje, fshehje të kufomës dhe abortit pa pëlqim, ndërsa mendohet se gjithçka ka qenë e mirëmenduar.

Pas vrasjes, 30-vjeçari kishte shkuar gjatë mbrëmjes së të shtunës te e dashura e tij, duke i thënë se partnerja e tij kishte ikur dhe se tashmë ishte një burrë i lirë. “Fëmija që ajo pret nuk është i imi”, mësohet t’i ketë thënë autori të dashurës së tij.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb