Një familje me pesë anëtarë nga Phoenix, SHBA, është gjetur e vdekur në shtëpinë e tyre. Mediat e huaja raportojnë se ka qenë kryefamiljari i cili ka ekzekutuar gruan, tre fëmijët dhe më pas veten.

44-vjeçari Jasen Michael Hudgens vrau gruan e tij 40-vjeçare Marla Jordan Hudgens, djalin 3-vjeçar Christopher dhe binjakët e tyre 6-muajsh, Gwen dhe Faye.

Dadoja e fëmijëve ka qenë ajo që ka gjetur trupat e pajetë dhe ka lajmëruar policinë. Tashmë kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen dhe shkakun që çoi 44-vjeçarin në aktin e rëndë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb