Një vrasje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë në orët e para të mëngjesit, ku një burrë dyshohet se e ka vrarë gruan e ti më sëpatë dhe më pas është vetëdorëzuar në polici.

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka dalë me komunikatë për vrasjen e rëndë ku 70-vjeçari dyshohet se ka vrarë gruan e tij 63-vjeçare.

“Sot, rreth orës 04:40, në Stacionin Policor Qendra, është paraqitur personi i lartcekur, i cili dyshohet se ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën S.G. (1959), me një mjet të mprehtë (sëpatë), në shtëpinë e tyre, në Rr. “Mark Isaku” në Prishtinë. Prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, bashkë me njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, me ç’ rast kanë ndërmarrë veprimet hetimore, si dhe në vendin e ngjarjes është sekuestruar sëpata me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale, ndërsa me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion trupi i pa jetë”, thuhet në komunikatë.

Sipas Prokurorisë, motivi i vrasjes s’dihet ende. Prokuroria ka thënë se do të ushtrojë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

“Aktualisht, nga hetimet fillestare nuk dihet motivi i kryerjes së këtij akti, derisa Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor do të ushtrojë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, si dhe në koordinim me policinë do të vazhdojë ndërmarrja e veprimeve hetimore për t’i sqaruar në plotëni rrethanat e këtij rasti”, thuhet në komunikatë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb