Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot brenda një familjeje në Fushë Kosovë.

Dyshimet e para janë se djali i ka prerë kokën prindit me sëpatë, megjithatë, këto informacione deri më tani nuk janë konfirmuar ende në polici dhe prokurori.

“Me datë 20.07.2020 rreth orës 16:50 Policia ka pranuar një informatë se në Fushë Kosovë ka ndodhur një vrasje. Për rreth 5 minuta njësite policore kanë arritur ne vendin e ngjarjes, ku edhe kanë arrit te arrestojnë një person të dyshuar. Njësitet relevante kanë dalë ne lokacion dhe hetime të mëtejme janë në proces për të sqaruar rrethanat tjera të rastit”, tha Hoxha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb