Imazhet dhe videot e ngarkuara nga qyteti Donetsk në Ukrainën lindore të hënën në mëngjes tregojnë viktima të shumta nga ajo që duket të ketë qenë një sulm me raketa në qytet, raporton CNN.

Donetsk mbahet nga forcat separatiste të mbështetura nga Rusia dhe është kryeqyteti i të ashtuquajturës Republika Popullore e Donetskut (DPR).

Videot, të gjeolokuara nga CNN, tregojnë se ka pasur të paktën disa viktima në një rrugë kryesore në qendër të qytetit si dhe një numër të madh të plagosurish.

Në vendngjarje shihen mbetje të raketës. Nga ka ardhur dhe kush e ka gjuajtur është ende e paqartë.
“Për momentin, ne mund të flasim për numrin më të madh të viktimave civile si rezultat i një sulmi të vetëm,” tha kreu i DPR, Denis Pushilin, për televizionin rus.

“Rreth 20 njerëz [vdiqën], por numri është duke u përditësuar”, tha ai për Rusinë 24, duke e quajtur atë një “krim lufte”.

Një agjenci lokale e lajmeve citoi Shtabin e Mbrojtjes Territoriale të DPR të jepte të njëjtën shifër.

Milicia Popullore e DPR akuzoi palën ukrainase për lëshimin e raketës, duke thënë, “Formacionet e armatosura ukrainase përdorën edhe një herë sistemin taktik të raketave ‘Tochka-U’ në zonat e banuara të Donetsk, me qëllim që të [shkaktojnë] gjenocid [për] civilë dhe shkatërrojnë infrastrukturën e rëndësishme civile në kryeqytetin e Republikës”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Forcat e armatosura të Ukrainës kanë raketën Tochka, por ajo është përdorur edhe nga forcat ruse dhe separatiste në të kaluarën. CNN i ka kontaktuar Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës për koment.

Pushilin i tha veçmas rrjetit televiziv shtetëror rus Russia-1, “Ne arritëm të rrëzonim sistemin taktik të raketave Tochka-U, por edhe mbetjet shkaktuan aq shumë dëme”.
“Më e keqja është humbja e jetëve të civilëve. Njerëzit qëndronin në radhë për bankomatin, në stacionin e autobusit,” shtoi ai.

Më vete, ministria e shëndetësisë e DPR foli për 23 të plagosur të shtruar në spital.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb