Një krim në familje është raportuar mbrëmjen e sotme. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Mallakastër, ku djali dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor ka vrarë babain e tij me sende të forta.

Sakaq grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi:

Sot, rreth orës 21:30, në fshatin Greshicë, Mallakastër, shtetasi M. M., 30 vjeç (i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor), ka vrarë me sende të forta babain e tij, shtetasin Q. M., 73 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e 30-vjeçarit, i cili është larguar nga vendngjarja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb