Tragjike ngjarja e raportuar në Itali. Një çift shqiptar është gjetur i vrarë në banesën ku jetonin prej vitesh në Spinea të Italisë, në via Leopardi.

Mediat italiane shkruajnë se trupat janë gjetur nga karabinierët pasi vajza e gruas telefonoi autoritetet e shqetësuar duke u shprehur se nuk kishte komunikuar dot me nënën e saj që nga pasditja e djeshme.

Sakaq policia ka nisur hetimet dhe janë vënë në ndjekje të një personi që dyshohet të jetë autori. Sipas mediave lokale, hetuesit janë në kërkim të ish-bashkëshortit të gruas viktimë.

Nuk përjashtohet që shkak i vrasjes të jetë bërë fakti që autori nuk ka pranuar marrëdhënien e re të ish bashkëshortes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb