TIRANE

E ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën” në News 24,  Elona Demollari, drejtoresha e burgut të grave në ‘Ali Dem’, ka komentuar anën sociale të femrave të burgosura për krime pasioni. Demollari tha se nga bisedat e bëra me zonjat e burgosura, shumica  e tyre vijnë nga zona të thella, që divorcin e shohin si fundin e jetës.

“Nga bisedat që kam bërë me zonjat dhe vajzat, nga grupi që kanë bërë krime pasioni, në të shumtën  e rasteve vijnë nga zona të thella, janë vajza që burrat i kanë në emigracion. Janë vajza që e shohin divorcin si fundin e jetës, ata shohin zgjidhje shkeljen e kurorës por nuk pranojnë të divorcohen

Kanë raste që gratë kanë vrarë fëmijët, kur janë  akuzuar se e ka në lidhje jashtëmartesore. Kemi raste që është abuzuar vetë fëmija e tyre, për shkak të këtyre lidhjeve jashtëmartesore. Por dua të them në përgjithësi se moshat e reja janë në shënjestër”, u shpreh ajo.

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb