RUSI

Rusia nuk ka pranuar kërkesën e Berlinit dhe Parisit për të liruar 24 marinarët ukrainas të kapur në fund të nëntorit pas një beteje detare jashtë Krimesë.

Në një komunikatë, ministria e Jashtme ruse e ka cilësuar ‘të papranueshme’ kërkesën e bërë dje nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe nga presidenti francez Emanuel Macron.

“Ne kërkojmë transit të sigurt dhe të lire për të gjitha anijet përmes ngushticës Kerç dhe lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të të gjithë detarëve ukrainas të ndaluar ilegalisht”, thanë Merkel dhe Macron në një deklaratë të përbashkët.

Moska i akuzoi 24 marinarët për kalim ilegal të kufirit rus, ndërsa Ukraina tha se Rusia kapi ilegalisht dy anije luftarake të vogla dhe një rimorkiator dhe akuzoi Kremlinin për agresionin ushtarak.

Marrëdhëniet e Rusisë me Ukrainën janë të ndera që nga viti 2014, kur Moska aneksoi me forcë Krimenë dhe nxiti përplasjet mes rebelëve në vend, teksa së fundi konfliktit ju shtua edhe ndarja e Kishës së Kievit, nga patriarkana e Moskës.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb