Mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” në News24, biseda është fokusuar në krimet më të bujshme të vitit 2022.

Ish-Drejtuesi i Krimeve të Rënda, Eugen Beçi u ndal në arrestimin e të shumëkërkuarit të drejtësisë, Nuredin Dumanit, si dhe dëshmitë e tij pas marrjes së statusit të të penduarit, duke zbuluar detaje dhe ngjarje të forta që kanë tronditur vendin dhe që përfshijë grupe të rrezikshme kriminale.

Beçi tha se autoritetet nuk arritën që ta menaxhonin si duhej dëshmitë e tij, pasi informacionet rrodhën në media si dhe tek grupet e përmendura, duke u dhënë mundësi atyre që të merrnin masa, ndërsa drejtësia nuk arriti që t’i neutralizonte, siç do duhej të ndodhte.

“Ky është momenti i parë që policia e ka shfrytëzuar më së miri, i penduari në kohët e sotme është mekanizmi më i mirë për të çmontuar krimin e organizuar. Tabloja e dytë, të administrosh një të penduar do të thotë që revanshin ta ketë shteti në krahasim me grupet e strukturuara të  krimit. Siç duket menaxhimi jo i shpejtë dhe jo i duhur, bëri që grupet me njëri tjetrin të marrin revanshin dhe të marrin stafetën autoriteteve. Duhej të ndodhte  e kundërta, që rrëfimi i Dumanit të sillte arrestime. Mënyra si u hodhën deklarimet e të penduarit në tregun e krimit, fakti që grupet kriminale u përgatitën me deklaratat e tij dhe krijoi një hakmarrje ndaj tyre dhe solli pasja sa i përket kriminalitetit në vend. Duhej të ndodhte e kundërta, q ëme mbledhjen  e këtyre informacioneve të izoloheshin këto grupe”, tha ai.

Po ashtu, edhe ish-Drejtuesi i Larte i Policisë, Arben Hajdarmataj, u shpreh se që në momentin e parë që Dumani nisi të flasë, grupet kriminale morën masa.

“Dëshmia kishte vlerat e saj në ndihmesën që mund të bëjë për zbulimet e disa ngjarjeve të vjetra. Por thëniet e Dumanit veç pjesës së vërtetë që ka thënë për persona konkret, si Martinaj, Dumani për mendimin tim është një person që ka pasur edhe intriga në thënie, dhe ka bërë kalkulimet e tij. Qëllimi i pendimit të tij ka qenë për të mbrojtur veten. Një njeri i penduar realisht, fillon rrëfen. Ky është interpretimi ligjor. Ne jemi tek efektet e deklaratat e tij… grupet kriminale që kanë pasur të bëjnë me Dumanin, pas arrestimit të tij ata e kanë ditur sa e thellë ka qenë marrëdhënia mes tyre. Nëse Martinaj ka kërkuar për vrasjen e një personin me 500 mijë euro, ai do të marrë masat e tij sepse e di që Dumani ka filluar të flasë. Grupet kriminale në momentin që Dumani nisi të flasë, morën masat. E keqja e kësaj ishte sepse prokuroria nuk arriti të mbajë të mbyllur dhe të mos e nxjerrë në media deklaratat e tij. Me qëllim apo jo, mendoj se në disa rrethana ka dhe pjesë të qëllimshme”, tha ai.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb