Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka miratuar sot rezolutën për të ngritur një hetim mbi akuzat për abuzime nga trupat ruse në Ukrainë.

Kjo rezolutë u votua nga 33 anëtarë, ndërsa e vetmja votë kundër ishte Kina dhe Eritrea, ndërsa 12 shtete abstenuan.

Ukraina pretendon se ka identifikuar qindra kriminelë të dyshuar të luftës në vazhdën e pushtimit rus të vendit, që filloi në fund të shkurtit.

Sot, organi i të drejtave të njeriut mbajti një seancë urgjente në Gjenevë për të shqyrtuar provat e shkeljeve të supozuara të Moskës në Ukrainë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb