TIRANE– Dosja e sekuestrimit të 613 kg kokainë në Maminas do t’i kalojë për hetim prokurorisë së Durrësit. Prokuroria e Krimeve të Rënda shpall moskompetencën e hetimit pasi dosja është regjistruar si trafik narkotikësh, dhe jo grup i strukturuar kriminal.

Me ndryshimet në ligj Krimet e Rënda ashtu si kokaina, pritet që edhe 300 dosje të tjera t’u kalojnë prokurorive të rretheve.

Në fund të shkurtit u sekuestruan 613 kg kokainë, dhe për këtë është shpallur në kërkim pronari i firmës në emër të së cilës kishte ardhur ngarkesa, ndërsa pas hekurave janë drejtuesi i kamionit dhe menaxheri i firmës, “Arbi Garden”./tch/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb