Disa javë më parë bota u njoh me krimet e trupave ruse të kryera në qytetin ukrainas tw Buchas.

U bënë publike disa raporte që nxirrnin në pah se si civilët u qëlluan për vdekje ndërsa trupat u panë të shpërndara në rrugë, raporton SkyNews.

Prokurorja e përgjithshme e Ukrainës tani ka thënë se janë identifikuar dhjetë persona, të cilët besohet se ishin “të përfshirë në kryerjen e mizorive në Bucha”

Iryna Venediktova tha se në një rast, ushtarët rusë hynë në një shtëpi ku civilët ishin strehuar dhe “i kërcënuan ata me armë zjarri” dhe “i rrahën me karikatorë automatikë”.

Ajo pretendoi se ushtarët e identifikuar kishin marrë peng civilë të paarmatosur, ku i kishin privuar nga ushqimi dhe uji ndërsa kishin abuzuar dhe i kanë torturuar deri në vdekje.

Në kryeqytetin ukrainas të Kievit, 17 ushtarë të tjerë rusë po gjykohen në mungesë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb