TIRANË

Analisti Artur Zheji dhe gazetarja Klodiana Lala kanë analizuar në studion e News24 në emisionin “Pikat mbi i” situatën në vend dhe ngjarjet e fundit kriminale.
Zheji foli për një licencim ndërkombëtar të dhjetëra rafinerive të drogës në vend. Ai deklaroi se ka konflikte midis bandazh ku as politikanët e niveleve më të larta nuk ndërhyjnë dot. Ai tha se në rastin më të mirë policia bën sikur nuk është dhe në rastin më të keq është palë.

“Në momentin kur Shqipëria një vend i pazhvilluar në shumë drejtime është toleruar dhe dikush e ka licencuar që të ketë dhjetëra rafineri droge strategjike, që është heroina dhe kokaina, në momentin kur Shqipëria është licencuar apo nuk ngacmohet realisht nga antidroga ndëkrombëtare për të kultivuar kanabis pafund, në momentin kur ti ke një hambar të pashtershëm parash potenciale që droga e krijuar, e trafikuar eksportohet lirshëm në Europë, në atë moment ti do kesh dhe policia s’ka çfarë të bëjë. Madje në momente të caktuara i shoqëron karvanët.
Këtu ka konflikte midis bandash tek të cilat dhe politikanët e niveleve më të larta nuk ndërhyjnë dot se ata të marrin peng. Kush më krijon mua atë ballafaqimin e doktrinës që shiko do lajmë lekë, do bëjmë drogë sepse jemi të varfër dhe do pasurohemi pastaj do ta rregullojmë këtë punë, jo! Do krijohet një aristokraci siç është krijuar mafioze, shumë e pasur, shërbëtorë të tyre me pistoleta në dorë, që janë vrasës me pagesë, që janë ekzekutues, janë transportues, janë të mjerë, janë gjynah, vriten çuna të rinj pafund, familje që shkatërrohen është një dramë kombëtare. Nuk e kemi këtë zhvillim, kemi vetëm polarizim. Shqiptari që do të ecë drejt ikën nga Shqipëria, fëmijëve që të vegjël iu mësojnë anglisht se do iki. Kjo është drama e madhe. Në këtë dramë të madhe janë këto gjëra të tmerrshme që ndodhin që na vërtetojnë se asgjë nuk ka ndryshuar, vrasje në mes të ditës, vrasje të të gjitha llojeve, policia nuk ekziston. Bën sikur nuk është në rastin më të mirë dhe është palë në rastin më të keq. Këtu bëhet nami”, deklaroi Zheji.

Ndërkaq gazetarja Klodiana Lala tha se krimi dhe politika bashkëjetojnë me njëra-tjetrën dhe se gjërat do të ndryshojnë kur të ketë krisje.

“Kur politika të rrezikohet nga kjo bashkëjetesa. Në momentin kur politikanët do të ndihen të rrezikuar, do ndihen në presion dhe krimineli do t’u diktojë se çfarë duhet të bëjë të nesërmen, në atë moment mendoj që politika do të bëhet bashkë dhe duke pasur vullnet politik dhe duke i dhënë frymë policisë. Sigurisht që është luftë e vazhdueshme dhe nuk mbaron kurrë por kur ka frymë policia ka qenë shumë e guximshme. Kam parë momente kur policia është treguar realisht e guximshme. Ka pasur ngjarje kur ka reaguar apo parandaluar.
Ju kujtoj ish-ministrin e Brendshëm Sokol Olldashi, kur u prangosën shumë persona të rrezikshëm. Kemi autorët e disa ngjarjeve, masakrave që janë arrestuar. Në atë vullneti politik dhe reagimi i policisë dha shpresë tek qytetarët.
Në momentin që bashkëjetesa krim-politik do të kriset dhe politikanët do të ndihen të rrezikuar vetëm atëherë do ketë një rikthim”, tha Lala.

Zheji shtoi se politika përderisa siguron vota dhe ka nevojë për mercenarë do i mbajë dhe në shpërblim do iu japë hapësira dhe për të vazhduar lulëzimin e aktiviteteve të tyre.
“Duhet një shtresë e mesme që jemi ne pak a shumë, gazetarët. Një qeveri e përgjegjshme që do të luftojë krimin duhet të rrisë shtresën e mesme.
Pse jam opozitar? Më simpatik se Rama s’ka si vishet si flet, puna që bën në realitet. Ku po shkon. Nuk ka një refleksion”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb