Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka ka denoncuar një tjetër rast të ndërtimit të kullave në mes të Tiranës.

Ajo akuzuar kryeministrin Edi Rama se nuk njeh asnjë dimension tjetër veç ndërtimit të kullave.

Postimi:

Krimi – Droga – Kulla – Betoni
Asnjë dimension tjetër nuk njohin këta të dy përveç atyre më sipër. Ja si mbiu edhe një kullë tjetër pas shiut, shi që çuditërisht zhbëri edhe “krizën energjitike” të pompuar prej një viti.
Vetëm si të vjedhin lekë dinë, vetëm të rrjepin dinë…

PROJEKTI

Sot në Tiranë u zhvillua Konkursi Ndërkombëtar për projektin fitues midis 5 studiove të arkitekturës bashkëkohore për ndërtimin e “Tirana Multifunctional Center”. Kryebashkiaku i Tiranë e ka shpërndarë videon ku po paraqiten projektet e kërkuara nga qeveria shqiptare me këtë shënim:

“Tirana Multifunctional Center”- Konkursi Ndërkombëtar për projektin fitues mes 5 studiove prestigjoze të arkitekturës bashkëkohore, për një ndërtim tejet ambicioz në qendër të Tiranës, i cili do të forcojë më tej profilin e metropolit rajonal të së ardhmes për kryeqytetin tonë”.

Ndër prezantimet, vihet re ndërtimi i një kulle shumëkatëshe në zemër të kryeqytetit, pas Teatrit të Operas dhe të Baletit, për të cilin arkitekti drejtues që e prezantoi tha se ishte mbështetur në traditën shqipptare e konkretisht, në stilin e shtëpisë së Zekatëve në Gjirokastër, të Pallatit me Kuba në Tiranë, të qytetit të njëmijë dritareve dhe kështjellës së Beratit.

Sikurse shihet nga pamjet, kulla e re që propozohet ngrihet pikërisht mbi lulishten pas Teatrit të Operas dhe Baletit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: