SHBA- Krimi godet sërish shtetin amerikan të Kalifornisë, duke rihapur përsëri debatet në lidhje me përdorimin e armëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjashtë persona mbetën të vrarë si pasojë e një sulmi të armatosur në Bakersfield të Kalifornisë, ku mes viktimave është edhe autori, i cili fillimisht qëlloi bashkëshorten e tij, e më pas dy burra.

Si të mos mjaftonte kjo, autori i ngjarjes vrau edhe dy persona të tjerë në një tjetër zonë përpara se të tentonte të fuste me dhunë në makinën e tij një grua dhe fëmijën e saj.

Pasi u përball me policinë kaliforniane, autori mori armën dhe kreu vetëvrasje.

Policia amerikane po heton ngjarjen dhe ende nuk ka dalë në një përfundim në lidhjet me shkaqet që çuan autorin e kasaphanës të vriste kaq shumë njerëz.

Sipas autoriteteve, duket se autori i ka njohur viktimat dhe të shtënat nuk janë të rastësishme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb