Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me krimin e dyfishtë në Divjakë, ku burri vrau gruan dhe më pas veten. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës në fshatin Babunjë, ku Hekuran Rrasa vrau Fëllënxë Rrasa.

Gazetarja e ‘News24’ Dorjana Bezat ka udhëtuar sot drejt këtij fshati, ndërsa sjell detaje të reja nga krimi për emisionin ‘Me zemër të hapur’. Ajo tha se prej 1 jave çifti kishte pasur konflikte, të cilat kishin nisur që para 21 vitesh.

Sipas Bezatit, para disa vitesh Fëllënxë Rrasa ka tentuar që të vrasë veten, pasi kishte pirë helm, Por fatmirësisht ajo arriti që të shpëtonte. Ndërkohë, që pas shumë sherreve, burri i saj shkoi deri në aktin ekstrem, duke vrarë gruan dhe më pas veten.

Po ashtu gazetarja tha se varrimi i dy viktimave u bë i ndarë, ku ceremonia mortore e Hekuran Rrasës u bë në shtëpinë e vëllatit të tij, ndërsa e nënës në shtëpinë e prindërve të saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: