TIRANË- Xhafer Mata, 31 vjeç nga Kalimashi i Kukësit ka qëlluar për vdekje ish-të dashurën e tij Xhuljeta Cuni, 19 vjeçe dhe më pas ka qëlluar veten me një plumb në kokë.

vrasje ne tirane don bosko 6

“BalkanWeb” sjell momentet e para nga vendi i ngjarjes në rrugën “Eshref Frasheri”, në zonën e “Don Boskos” në kryeqytet, ku banorët kanë parë skenën e rëndë të një krimi të dyfishtë. Ata tregojnë se i riu pasi ka qëlluar vajzën ka nisur të qajë, ndërsa ka kaluar në anën tjetër të rrugës duke tentuar të vriste veten.

Është dashur ndërhyrja e një zjarrfikëseje për të pastruar pellgun e gjakut në trotuar, ku ndodhej e vdekur 19-vjeçarja. Në vend kanë shkuar forca të shumta policie, ndërsa është shoqëruar dhe pritet dëshmia e një gruaje që ka qenë me viktimën.

vrasje ne don bosko

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb