Gjykata e Lartë e Aargaut ka dënuar me burg përjetë shqiptarin nga Kosova që vrau gruan dhe kunatën e tij më 8 janar të vitit 2018.

Siç raporton aargauerzeitung mësohet se 54-vjeçari do të dëbohet nga vendi për një periudhë 15-vjeçare pas vuajtjes së burgut. Po ashtu, shqiptari duhet t’iu paguajë paditësve 200 mijë franga si dëmshpërblim.

Kështu, Gjykata e Lartë konfirmoi vendimin e shkallës së parë të Gjykatës së Qarkut Brugg.

Palët pastaj kanë 30 ditë për të apeluar vendimin në Gjykatën e Lartë Federale, raporton aargauerzeitung.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb