Forcat RENEA dhe FNSH vijojnë aksionin në Mirditë, për kapjen e autorit të krimit të dyfishtë, që tronditi vendin mbrëmjen e kaluar, ku Fatmir Kolecaj vrau me armë zjarri ish-nusen e tij, Esmeralda Filopati, dhe vëllanë e saj, Vledison Filopati.

Gazetari Elidon Ndreka raportoi për “BalkanWeb” nga vendngjarja, ku tha se policia po kreh gjithë zonën e Kodër Rrëshenit, si dhe po kryen kërkime me dron. Sipas gazetarit Ndreka, famlijarët kanë hapur dyert e mortit, ndërsa kanë strehuar edhe tre vajzat e mitura të viktimës (Esmeraldës).

Kjo e fundit ishte dhunuar disa herë nga bashkëshorti para divorcit, ndërsa disa herë kishin qenë prezentë edhe tre fëmijët e saj, ku kishin parë teksa i ati iu dhunonte mamanë me sende të forta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb