FIER- Faktet e reja të zbuluara nga grupi hetimor që po punon për zbardhjen e vdekjes së Ermira Dushit (Arapi) dhe Drini Dervenit si dhe dëshmitë e shoqeve të 29-vjeçares hedhin dritë mbi zbulimin e të vërtetës mbi këtë ngjarje, raporton “Panorama”. Nga ekspertët e hetimit mësohet fakti se Ermira ka kërkuar ndarjen prej Drinit që pas Vitit të Ri.

Sipas dëshmive të disa prej shoqeve të saj, Ermira kërkonte të tërhiqej nga kjo lidhje sepse Drini i shkonte shpesh në dyqanin e saj, në qendër të qytetit, përgjatë pedonales kryesore. Burimet nga hetimi tregojnë për “Panorama” se Ermira donte t’i kthehej jetës së qetë familjare dhe për këtë i ka kërkuar të ndaheshin Drinit, gjë që nuk pranohej prej tij.

Grupi hetimor gjithashtu do të këqyrë tabulatet telefonike të çiftit të dashuruar, prej të cilave do të nxirren mesazhet dhe thirrjet telefonike të tyre për gjatë gjashtë muajve të fundit.

Ndërkohë, burime zyrtare nga grupi hetimor i çështjes bënë me dije për ‘BalkanWeb’ se nëna e një vajzë 5 vjeçe nuk ishte shtatzënë, ndonëse si fillim u dyshua.

Gruaja nga Lushnja, e cila e ekzekutua me armë zjarri nga 31-vjeçari Drini Derveni, iu nënshtruar në ekspertize mjekoligjore, ndërsa u vërtetua se ajo nuk mbante në bark një fëmijë, që sipas hetuesve mund të ishte dhe një pistë e mundshme e shkakut të krimit makabër. Pavarësish se grupi hetimor pohoi më herët se Ermira dyshohej që mund të ishte shtatzënë për shkak të barkut të rrumbullakosur, këto dyshime bien poshtë.

NGJARJA
Ngjarja e rëndë që tronditi ditën e premte Fierin dhe mbarë opinion publik ndodhi gjatë orëve të paradites. Ermira Arapi nga Lushnja, u gjet e vrarë bashkë me Drini Dervenin, në një makinë tip ‘Fuoristradë’ buzë rrugës në fshatin Shënpjetër të Fierit, raporton ‘BalkanWeb’.

Nga këqyrja e trupave të tyre, policia tha se dallohej qartë se 31-vjeçari pasi kishte qëlluar me armë të dashurën, ka vrarë edhe veten. Policia e gjeti atë me një pistoletë tip ‘TT’ në dorë dhe tha se ka qitje me puthitje në kokën e tij, që i shtyn hetuesit të besojnë që ai është autor i vrasjes së të resë, me të cilën ka pasur një lidhje jashtëmartesore. Pas këtij akti fieraku i ka dhënë fund edhe jetës së tij. Pritet të dalin të tjera detaje rreth ngjarjes që tronditi mbarë opinionin publik.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb