ITALI – Gjykata e Ternit ka dënuar sot me 16 vite burg 61-vjeçarin shqiptar Kujtim Beli, i cili akuzohet për vrasjen e bashkëkombasit të tij Durim Hyseni. Krimi i rëndë ndodhi në Terni në 18 korrik të vitit të kaluar. Beli akuzohet për vrasjen e shokut të tij, pasi dyshonte se ky i fundit kishte pasur një lidhje me ish-gruan e tij. Po ashtu gjykata urdhëroi po ashtu dëbimin e tij për në Shqipëri, si dhe një gjobë prej 100 mijë euro për secilin, gruan dhe 3 fëmijët e viktimës, shkruan ‘Ansa’.

Kujtojmë se pasi u arrestua Kujtim Beli pranoi para autoriteteve italiane autorësinë e vrasjes duke shtuar se Demir Hyseni kishte pasur në të kaluarën një histori dashurie me bashkëshorten e tij në vitin 2013, nga e cila është divorcuar dhe që aktualisht jeton në Gjermani, por me sa duket nuk ia kishte falur kurrë mikut të tij.
142-433x300

Omicidio-di-via-Galvani-Demir-Hiseny-18-luglio-2017-26

Omicidio-via-Galvani-conferenza-stampa-Carabinieri-Terni-19-luglio-2017-foto-Mirimao-2kujrtim-beli-shqiptar-itali-e1500410214661
SI NDODHI KRIMI
Beli kishte shkuar në Itali vetëm 8 ditë para krimit, ndërsa duket se kishte vetëm synim vrasjen e Hysenit. Një ditë para vrasjes (17 korrik) e kishte telefonuar viktimën duke e informuar se ndodhej në Itali dhe se kërkonte ta ndihmonte me një vend pune. Pikërisht me anë të kësaj bisede telefonike, policia italiane mundi të gjejë gjurmët e lëvizjes së vrasësit, i cili u arrestua 12 orë pas krimit në afërsi të portit të Barit ndërsa po tentonte të largohej drejt Shqipërisë. Me vete mbante rrobat që kishte veshur në momentin që vrau mikun e tij.

Sipas hetimeve takimi mes Belit dhe Hysenit kishte nisur me një grindje të ashpër me fjalë e më pas kulmoi me disa të shtëna pistolete. Demir Hyseni ndërroi jetë menjëherë në vendngjarje, nga 7 plumbat e marra nga pistoleta gjysmë automatike e përdorur nga Kujtim Beli.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb