Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me vrasjen e 45-vjeçares Klarita Ismalaja, e cila u qëllua me thikë për vdekje nga bashkëshorti i saj, ndërsa pas krimit ai tentoi vetëvrasje. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Bubq të Krujës.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se shkak i vrasjes të jenë bërë debatet e shpeshta mes çiftit, pasi Artan Ismalaja dyshonte se gruaja e tij e tradhtonte. Çifti jetonte prej vitesh në Tiranë me dy djemtë dhe nënën e autorit. Bezat raporton se prej 3 muajsh çifti kishte pasur konflikte te vazhdueshme ku si motiv kishin dyshimet për tradhtinë bashkëshortore.

Ditën e djeshme çifti Ismalaja ishin në Krujë për shitjen e një shtëpie, ndërsa gjatë rrugës kanë bërë debat mbi temën e tradhtisë dhe burri ka sulmuar me thikë gruan, duke e qëlluar disa herë për vdekje. Vrasja ndodhi në makinën në pronësi të autorit, ndërkohë që ky i fundit me thikë ka qëlluar disa herë veten. Ka qenë roja i magazinës ku ndodhi ngjarja ai që ka njoftuar policinë pas skenës që pa brenda makinës. 51-vjeçari u transportua me urgjencë për në spital, ndërsa sot iu komunikua masa e arrestit. Ai ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: