ROSKOVEC

Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur në fshatin Vidhishtë të Roskovecit mesditën e sotme. Një 61-vjeçar ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e djalit të tij dhe më pas i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në një pemë.

Mësohet se 61-vjeçari Xhavair Hoxha nuk pranonte lidhjen e të birit dhe nuk donte që ai të martohej me 30-vjeçaren Merushe Hazizi, pasi ajo kishte qenë më parë e martuar. Ky ka qenë dhe motivi i konflikteve të vazhdueshme që kanë çuar autorin të kryejë aktin e rëndë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb