Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca thotë se ngjarja e rëndë e ndodhur në Fier kishte vëmendje të gjerë pasi të gjithë kuptuan se mund t’i ndodhe secilit nga ne dhe nuk kemi asnjë mekanizëm për ta mënjanuar.

Ballanca tha se shoqëria duhet të ndihet me faj për atë ngjarje pasi në jetën e përditshme e neglizhojmë të keqen.

Problem tjetër, Avokatja e Popullit evidentoi mënyrën e funksionimit të sistemit të dënimit, pasi nuk punohet për riedukimin dhe integrimin e të burgosurve. Sipas Erinda Ballancës, krijimi i një regjistri për krimet seksuale nuk është zgjidhje.

Avokatja e Popullit theksoi se për personat me probleme mendore ndihmesa është inekzistente.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb