Në qendër të ngjarjes së rëndë të ndodhur në Glyka Nera ku Bapis Anagnostopulos vrau bashkëshorten e tij 20 vjeçare Caroline mbetet vajza e tyre e vogël Lydia. Ndërsa gjyshërit e të dy familjeve janë duke diksutuar se kush do të marrë kujdestarinë e saj. Por fati i Lydia-s së vogël së shpejti do të vendoset nga Prokuroria e të Miturve në lidhje me personat që do të kujdesen për të.

Familja e Caroline është në favor të caktimit ekskluzivisht të atyre që do të kenë kujdestarinë e vajzës së vogël, ndërsa prindërit e autorit të vrasjes paraqitën një kërkesë dje përmes avokatit të tyre Giannis Kotsou, duke kërkuar kujdestarinë e përbashkët të mbesës së tyre.

Sipas informacioneve, Prokuroria do të vendosë për kujdestarinë e përkohshme të vajzës së vogël shumë shpejt, ndërsa gjykata kompetente do të marrë një vendim përfundimtar duke gjykuar të gjitha parametrat dhe bazuar vetëm në interesin e fëmijës së mitur. Burime nga Prokuroria deklaruan se prokuroria dhe autoritetet gjyqësore tashmë kanë treguar ndjeshmërinë më të madhe për çështjen e kujdestarisë së Lidias, duke kuptuar rrethanat e veçanta që janë formuar tashmë dhe duke këmbëngulur për të mbrojtur interesin e saj.

Mediat greke shkruajnë se hetimi për rrethanat e vrasjes brutale të Caroline 20-vjeçare, e cila u krye me dashje dhe në një gjendje të qetë shpirtërore nga Babis Anagnostopulos, vazhdon pandërprerë.
Kërkesa e autorit të krimit për një ekspertizë, në mënyrë që të sqarohet se kur ai e nxori kartën nga kamera, e cila ishte në dhomën e ndenjes së shtëpisë, po shqyrtohet, pasi konsiderohet koha e heqjes, para ose pas vrasjes.

Sidoqoftë, i akuzuari, tani i ndaluar në burgun Korydallos, ka paraqitur kërkesa të tjera për marrjen në pyetje të dëshmitarëve, të cilat po shqyrtohen gjithashtu.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb