Një i ri është akuzuar nga autoritetet suedeze se i ka prerë kokën të dashurës së tij 17 vjece, pasi e akuzonte se ishte “një djall” e se ishte po ashtu armike e Donald Trump.

Tishko Ahmed Shabaz nisi që të sillet cuditshëm kohët e fundit, para se 17 vjecarja edhe të zhdukej përfundimisht në muajin nëntor, kanë lajmëruar autoritetet. E dashura e tij Vilma Anderson ishte viktima e ngjarjes shumë të rëndë.

I akuzuari Shabaz përpara hetuesve tha se besonte se “ajo ishte një satanai”, ndërsa shtoi se urrente edhe Donald Trumpin, që ishte idhull i tij. Koka e ndarë në dy pjesë e Anderson u gjet dy javë pas zhdukjes, ndërsa 23 vjecari mohon të ketë kryer krimin.

Sipas hetuesve, Shabaz ishte një njeri obsesiv që i kontrollonte të dashurës celularin herë pas here. Ai adhuronte kaq shumë Donald Trumpin, saqë kishte dashur të fluturojë për në SHBA, me qëllim që të ndihmte Trumpin në zgjedhjen e tij për herë të dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Mediat suedeze kanë thënë se ai u ndalua nga autoritetet e Suedisë, pasi nuk kishte dokumentet që duhen.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb